Aeroporti i Kukësit nis fluturimet pas 7 muajve

Fluturimet ndërkombëtare nga aeroporti i Kukësit mund të nisin në fund të vitit. Në një intervistë për Top Channel ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto thotë se operimi i aeroportit mund të jepet me koncesion ose mund të menaxhohet përmes një kompanie publike.

Lajme

02/04/2016 16:37

Ky i fundit është opsioni më i mundshëm, por nevojitet një investim prej rreth 3 milion euro.

“Ne mendojmë se në një gjendje normale, deri në fund të vitit aeroporti duhet të jetë operacional. Ka dalë një faturë prej 3 milionë euro për ndërhyrje. Besoj që ka nevojë për një rishikim të kësaj situate, e pastaj ka nevojë për ndërhyrje. Ose do të vazhdojmë me investime me para publike”, thotë Edmond Haxhinasto, ministër i Transporteve.

Haxhinasto konfirmon se janë dy operatorë loë cost, Ryan Air dhe Ëizz Air që kanë shprehur interes konkret, madje kanë bërë dhe inspektimin e pistes dhe terminalit.

“Veçanërisht kompanitë loë cost, dy prejt tyre kanë ardhur, e kanë vizituar e inspektuar dhe kanë qenë në pritje të hapjes, së heqjes së ekskluzivitetit për t’u përgatitur dhe ata në mënyrë konkrete për mundësinë e përdorjes së këtij aeroporti si një bazë e mundshme. Veçanërisht për kategorinë loë cost”, tha Haxhinasto.

Ndërsa për aeroportet në jug të Shqipërisë qeveria ka porositur një studim fizibiliteti për të zgjedhur vendin se ku do të ndërtohet terminali dhe pista e parë.