Aeroplani rus i cili mund të transportojë 400 tanke kudo në botë për 7 orë

Në të ardhmen e afërt, një aeroplan i transportit të rëndë do të jetë në gjendje që të transportojë 400 njësi të tankeve Armata me municion, kudo në botë për vetëm 7 orë.

Auto & Tek

24/04/2015 20:31

Kjo do të ishte një shpejtësi marramendëse, që do ta bënte Rusinë shumë të fortë ushtarakisht.

Sipas dizajnit të lëshuar nga Komisioni Industrial i Ushtrisë në Moskë, një aeroplan transportues, i quajtur si PAK TA, do të fluturojë me një shpejtësi të madhe (më shumë se 2,000kmh) dhe do të mund të mbajë një peshë prej 200 tonë, transmeton Lajmi.net.

Programi PAK TA pritet që të ndërtohet plotësisht deri në vitin 2024. Kjo do të thotë se brenda një dekade, Komanda Qendrore e Rusisë do të jetë në gjendje të vendosë ushtri të armatosur për 7 orë kudo në botë.

2454365767

Aeroplanët PAK TA do të jenë të niveleve të shumta, me ngarkimin e ngarkesave të automatizuara dhe me aftësinë për të dërguar një pajisje dhe personel në çdo terren, transmeton Lajmi.net.

Një flotë preje disa dhjetëra aeroplanëve PAK TA do të jenë në gjendje për të mbajtur 400 tanke të rënda Armata, apo 900 automjete të lehta të blinduara, të tilla si tank-shkatërrues Sprut-SD.

Më poshtë mund ta shikoni një video që shfaqë aeroplanin e ardhshëm: