Adriano shënon pas dy vitesh

Adriano ka shënuar gol pas më tepër se dy vitesh, por ai nuk i mjaftoi skuadrës së tij Atletico Paranaense që të kualifikohet për në çerekfinale të Coppa Libertadores. Ish sulmuesi i Fiorentinës, Parmës, Interit e Romës realizoi golin e barazimit të përkohshëm 1:1 në fushën e The Strongest, para se Escalante Nelvin Soliz të…

Sport

09/04/2014 09:39

Adriano ka shënuar gol pas më tepër se dy vitesh, por ai nuk i mjaftoi skuadrës së tij Atletico Paranaense që të kualifikohet për në çerekfinale të Coppa Libertadores.

Ish sulmuesi i Fiorentinës, Parmës, Interit e Romës realizoi golin e barazimit të përkohshëm 1:1 në fushën e The Strongest, para se Escalante Nelvin Soliz të shënonte për rezultatin 2:1 në favor të vendasve, që u kualifikuan tutje nga pozita e dytë, pas Velez Sarsfield.

Por, Adriano së paku arriti të shijonte festën e shënimit të një goli që i ka munguar për një kohë shumë të gjatë.