Adriano e jep lajmin e madh për të ardhmen

Leite Riberio Adriano është duke punuar që ti kthehet futbollit.

Sport

29/12/2017 18:23

Ish sulmuesi i Interit dhe Parmës, nuk ka zhvilluar një ndeshje futbolli që nga viti 2014, ndërsa në vitin 2016 iu bashkua skuadrës së Miami United, për të cilën nuk u paraqit në asnjë ndeshje.

Adriano sot 35 vjeçar, gjatë kohës sa ishte te Interi, ku kishte edhe vitet e arta në karrierën e tij, cilësohej si pasuesi më i denjë i Ronaldos brazilian, por, jeta e natës, alkooli dhe vdekja e babait ndikuan në rënien e formës së tij.

“Jemi duke shqyrtuar mundësinë, le të shohim si do të shkojnë gjërat”, ka deklaruar Adriano në lidhje me rikthimin në futboll, përcjell lajmi.net.

“Unë kam mbështetjen e familjes dhe tifozëve për këtë gjë, jam jashtë formës, por po përpiqem të mbajë mirë peshën, do të punojë që të jem gati sa më parë”.

Mbetet të shihet se cila skuadër do të jetë e gatshme t’i afrohet Adrianos./Lajmi.net/