Adnan Januzaj prezantohet me flamur të Kosovës te Sociedadi (FOTO)

Adnan Januzaj sot është prezantuar para tifozëve të skuadrës së tij të re, Real Sociedad.

Sport

13/07/2017 19:56

Futbollisti me prejardhje nga Kosova e më nënshtetësi belge, ka vendosur të largohet nga Manchester United, për të kaluar në La Liga.

E në prezantimin te skuadra e Sociedadit, Januzaj ka zgjedhur të prezantohet me tre flamuj.

Januzaj është prezantuar me flamur të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Belgjikës./Lajmi.net/