“Adios” Atletico Madrid, ku do të transferohet Torres?

Fernando Torres ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid për një aventurë të re.

Sport

10/04/2018 07:34

3 vite e gjysmë pas rikthimit të tij, Fernando Torres do të largohet sërish nga Atletico e Madridit.

‘El Nino’ ka konfirmuar lamtumirën e tij në fund të këtij sezoni.

Lajmi qarkullonte prej kohësh por për të zyrtarizuar gjithçka ka menduar vetë bomberi spanjoll i cili ka dalë në një konferencë për shtyp në të cilën ka sqaruar të ardhmen e tij.

Torres kontrata e të cilit me Atleticon skadon në verë në fjalën e tij ka falenderuar tifozët për mbështetjen dhe përkrahjen që i kanë dhënë gjatë këtyre viteve.

E ardhmja e ish sulmuesit të kombëtares spanjolle me shumë gjasa do të jetë në kampionatin kinez ose në Major League Soccer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.