A u lodhe Presidente?

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka qenë pjesëmarrëse në gjysmëmaratonën ndërkombëtare ‘Prishtina 2014’. Ajo tha se mori pjesë në këtë eveniment për t’ju dhënë përkrahje të gjitha grave kosovare.

Sport

11/05/2014 15:53

Gjysmëratona ndërkombëtare ‘Prishtina 2014’ e kishte një garuese speciale. Po flasim për Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila vendosi të zbriste në shtegun e improvizuar të atletikës, jo për ta fituar për ndonjë çmim, por për t’i prëkrahur të gjitha gratë kosovare.

“Me pjesëmarrjen time në këtë gjysmëmaratonë dëshiroj t’ju jap përkrahje të gjitha grave që janë të prekura nga kanceri i gjirit, që të ndikojmë në ngritjen e vetëdijes te të gjithë qytetarët tanë dhe një mbështetje të fuqishme për të gjitha nënat dhe vajzat tona që janë të prekura nga kjo sëmundje, e cila nuk njeh moshë dhe kurrfarë kufiri”, ka thënë Presidentja Jahjaga.

Ajo i ka përgëzuar edhe organizatorët e Gjysmëmaratonës, në të cilën morën pjesë mbi 1400 garues për organizimin e mirë të garës dhe shtoi se kjo ngjarje përçon një mesazh jashtëzakonisht të mirë nga kryeqendra e Republikës së Kosovës.