A ta ‘shkurton’ martesa jetën? Ja çfarë thotë studimi

Nga të gjitha gjërat që mund t’i kërkoni në jetë, martesa mund të mos jetë gjithmonë në krye të listës. Mendojeni mirë: Pas martesës më nuk do të bëni asnjëherë seks me një person tjetër, vikendet me miqtë i anuloni për t’i shpenzuar me fëmijët dhe pesë vite më vonë nuk do të keni më gjëra për të folur.

Lifestyle

14/02/2017 11:42

Prandaj nuk është çudi që shumicës së meshkujve dhe femrave martesa u duket më shumë si dënim me burg sesa jetë aventureske, apo jo? Megjithatë, shkenca e thotë të kundërtën, transmeton Telegrafi.

Në fakt, meshkujt e martuar veçse janë duke e jetuar ëndrrën: janë më të lumtur, më të shëndetshëm, më të pasur dhe bëjnë më shumë seks – të paktën kështu thotë hulumtimi i përpiluar nga Instituti i Studimeve Familjare.

Studimi tregon se meshkujt e martuar fitojnë 10 deri në 40 për qind më shumë para sesa beqarët. Por, kjo nuk është e vetmja, sepse meshkujt e martuar që janë në vitet e tyre të 50’ta akumulojnë trefishin e parave që i kanë miqtë e tyre të pamartuar.

Gjithashtu studimi tregon se më shumë se gjysma e meshkujve të studiuar kishin raportuar se janë tejet të kënaqur me jetët e tyre seksuale, krahasuar me vetëm 39 për qind të meshkujve beqarë që kishin raportuar se janë të kënaqur me jetën e tyre seksuale.

Mos të harrojmë të cekim që meshkujt e martuar jetojnë rreth 10 vite më gjatë sesa meshkujt e pamartuar.