A ju kujtohet Rossi? Sapo është zyrtarizuar te skuadra e njohur

Genoa edhe zyrtarisht ka nënshkruar me ish sulmuesin e Fiorentinës dhe Kombëtares së Italisë, Giuseppe Rossi si transferim i lirë.

Sport

04/12/2017 16:49

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të lëshuar nga skuadra e Genoas.

Rossi do të jetë pjesë e Genoas deri në përfundim të sezonit.

Ish sulmuesi i Manchester United e Villarreal ishte liruar nga Fiorentina sezonin e kaluar, pasi pësoi dëmtimin e pestë të rëndë në gju në karrierën e tij.

30 vjeçari gjithashtu ka shënuar shtatë gola në 29 paraqitje./Lajmi.net/