A ju bënë paraja të lumtur? Ja përgjigja e filozofëve

Shumë nga ne besojmë se paraja është çelësi kryesor i lumturisë. Për rrjedhojë ne përpiqemi të punojmë dhe fitojmë sa më shumë para, duke besuar se në proporcion me paranë do të rritet edhe lumturia, shkruan lajmi.net

Fun

09/08/2015 13:19

Mirëpo, sipas filozofit antik, Epikuri, paraja është e nevojshme deri në masën që na mundëson t’i plotësojmë nevojat kyçe tonat. Përveç nevojave ekzistenciale, Epikuri përmend edhe tri nevoja tjera të domosdoshme për të arritur lumturinë, raporton lajmi.net

Sipas tij, në momentin që ne kemi para për t’i plotësuar këto nevoja, atëherë dëshira për të bërë më shumë para, jo vetëm që nuk na bënë më të lumtur, por përkundrazi mund të na bëjë jo të lumtur, për shkak se kjo dëshirë na bënë më të robëruar.

E cilat janë gjërat bazike që na bëjnë të lumtur, sipas tij?

Epikuri ka vlerësuar se tri gjërat më të rëndësishme janë: shoqëria e mirë, liria, dhe të pasurit një jetë analizuese.

  1. Shoqëria

Epikuri e vlerësonte ne masë të madhe shoqërinë e mirë, sa që në moshën e tij 36 vjeçare mori një shtëpi në periferi të Athinës, ku i ftoj të jetonin aty edhe shoqërinë e tij. Ai mendonte se nuk mjafton të takojmë miqtë vetëm sa për një kafe, por duhet të përfitojmë nga ta duke jetuar bashkë.

  1. Liria

Liria është po ashtu shumë e rëndësishme. Me liri, Epikuri nënkuptonte të qenurit i pavarur nga jeta politike e ekonomike. Sipas tij, nëse ne nuk jemi të lirë, atëherë nuk jemi edhe të lumtur. Për këtë arsye, një nivel optimal i parasë, sa për plotësimin e nevojave elementare është i domosdoshëm, për shkak se është i ndërlidhur edhe me lirinë.

  1. Reflektimi

Gjëja tjetër shumë e rëndësishme sipas tij është të pasurit një jetë analizuese. Epikuri kishte vërejtur se shumë njerëz bëjnë veprime të pavetëdijshme; bëjnë gjëra pa i ditur motivet e tyre. Andaj, ai vlerësonte se reflektimi ndaj veprimeve, mendimeve dhe emocioneve tona është kyç për të arritur lumturinë.

Si përfundim, sipas Epikurit paraja është e rëndësishme deri në nivel optimal. Pra deri në masën sa na mundëson të kemi miqësi, liri dhe jetë analizuese. Më tutje paraja është e padobishme.

Lumturia përveç që nuk do të rritet në proporcion me rritjen e parasë, rreziku është që dhënia pas saj të pengojë lumturinë, për shkak se duke u dhënë shumë pas parasë, ne robërohemi dhe harrojmë shoqërinë, dy këto kushte elementare sipas Epikurit për të arritur lumturinë. (lajmi.net)