A jeni gati për Galaxy S5?

Samsung Galaxy S5 mund të bëhet zyrtar këtë muaj, respektivisht në ditën e parë të Kongresit Botëror të Mobilëve, që fillon më 24 shkurt në Barcelonë. Për dallim nga paraardhësit e tij, Galaxy S5 nuk pritet se do ta bëjë ndonjë revolucion. Ekrani më i madh nuk mund ta bëjë ndonjë ndryshim, pasi gjiganti jug-korean…

Auto & Tek

04/02/2014 10:30

Samsung Galaxy S5 mund të bëhet zyrtar këtë muaj, respektivisht në ditën e parë të Kongresit Botëror të Mobilëve, që fillon më 24 shkurt në Barcelonë. Për dallim nga paraardhësit e tij, Galaxy S5 nuk pritet se do ta bëjë ndonjë revolucion.

Ekrani më i madh nuk mund ta bëjë ndonjë ndryshim, pasi gjiganti jug-korean ka pësuar rënie sa i përket shitjes, në vitet e fundit. Kjo ndoshta për faktin se botën e telefonave të mençur po e dominon Apple, me produktin e tij, iPhone.

Modeli i ri, Galaxy S5, pritet ta ketë një ekran më të madh se paraardhësi i tij, me kamerën e përparme më të sofistikuar dhe me funksionet biometrike siç është njohja përmes syrit apo skanerit të gishtërinjve. Ai mund të vijë edhe me orën e mençur, të përmirësuar, Galaxy Gear.