A janë Njësitë Speciale për Vulinin? Policia tregon çfarë po ndodh

Zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, ka thënë se situata është e qetë së paku deri më tani, derisa serbët po mblidhen për festën religjioze ortodokse të Vidovdanit, e cila festohet çdo 28 qershor.

Lajme

28/06/2018 11:41

Siç thotë ai, forcat e shtuara të Sigurisë janë për përcjelljen e automjeteve që vinë nga Beogradi, duke mohuar atë se kjo po bëhet për Vulinin.

‘Vulin nuk vjen se i është refuzu kërkesa, ndërsa forcat e shtuara të Policisë, janë për përcjelljen e automjeteve që kanë ardhur nga Serbia,  për festën e Vidovdanit në Graçanicë dhe Gazimestan,’ tha Hoti.

‘I kemi së paku tri vizita të cilat janë të lejume prej Qeverisë,  ato do i përcjellim’ , shtoi Hoti.

Ndërkohë, nëse Vulin veç tenton të hyjë, Hoti thotë se do e ndalojnë pasi është vendim i Qeverisë dhe do të zbatohet.

Lajmin për ndalimin e hyrjes së ministrit serb e ka konfirmuar dje edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Lexoni edhe:

Ministria e Jashtme paralajmëron arrestimin e Vulinit nëse hyn në Kosovë