A është ky Lamborghini më madhështor i të gjitha kohërave?

Më 2010, në shfaqjen e veturave në Paris, Lamborghini kishte zbuluar diçka edhe më të ‘egër’ se modelet e zakonshme. Ishte ky modeli i quajtur ‘Sesto Elemento’ apo ‘Elementi i Gjashtë’, dhe menjëherë ishte bërë një hit nëpër portalet e ndryshme botërore.

Auto & Tek

05/07/2015 20:09

Me një peshë prej 2,200lb, Sesto Elemento ishte si një lloj eksperimenti shkencor në teknologjinë e fibrave të karbonit.

Trupi, fuqia dhe performanca e tij ishin të gjitha në përputhje me njëra-tjetrën. Fuqia vinte nga motori i 5.2-litërsh V10 i Gallardos, që prodhonte në total 570 kuaj-fuqi, transmeton Lajmi.net.

Fuqia dërgohej nga motori në gjashtë rrotat përmes një boshti automatik prej gjashtë shpejtësive. Vetëm 20 copë u krijuan dhe asnjëri nga këta nuk u lejua nga autoritetet që të dalë në rrugë.

Me një çmim prej 3 milion dollarë, ky padyshim që është modeli më madhështor i krijuar ndonjëherë nga Lamborghini.

Shikojeni atë përmes fotografive:
498317498318498320498321 498322 498323 498324