A është ky ‘Grupi i Vdekjes’ në Kupën e Botës?

Është hedhur shorti për Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi në vitin 2018.

Sport

01/12/2017 17:10

Shorti i hedhur në Rusi ku edhe do të mbahet Botërori vitin e ardhshëm, ka caktuar super sfida, si Spanjë – Portugali, Argjentinë – Kroaci, Angli – Belgjikë e shumë të tjerë.

Por cili është ‘grupi i vdekjes’?

‘Grupi i Vdekjes’ mund të cilësohet grupi D, pjesë e të cilit janë Argjentina, Kroacia, Islanda dhe Nigeria.

Sigurisht, përballje interesante do të ketë edhe në grupin E, mes Brazilit, Zvicrës, Serbisë e Kosta Rikës./Lajmi.net/