A është kjo treshja më e fortë në botë?

Luis Suarez iu bashkua Barcelonës sot, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare. Me transferimin e tij, sulmuesi uruguaian pritet ta përbëjë një sulm të frikshëm, bashkë me Neymarin e Messin.

Sport

11/07/2014 16:56

Luis Suarez nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Barcelonën sot, duke e realizuar ëndrrën e tij që të luajë në Spanjë.

Sulmuesi uruguaian i kushtoi gjigantit katalunas afro 80 milionë euro, duke u bërë edhe blerja më e shtrenjtë në histori të klubit.

Në Camp Nou, mezi presin ta shohin duke luajtur yllin uruguaian. Nëse e marrim parasysh se aty tashmë gjenden sulmuesit e klasit si Neymar e Messi, atëherë s’ka dyshim se Barcelona nga sezoni i ardhshëm do ta ketë treshen, ndër më të fortat në botë.

Sulmi ‘vrasës’ i katalunasve do të jetë i frikshëm për çdo skuadër që i del përpara.