A ekziston përbindëshi i detit? Ja dëshmia (Foto)

Kjo fotografi, që paraqet një krijesë misterioze mund të jetë prova e një përbindësh të detit, që përflitet që bredh në ujërat britanike.

Fun

14/01/2016 11:33

Pamje të një përbindëshi të detit, për dekada të tëra janë parë në Brmouth të Uellsit por deri më sot nuk ka pasur asnjë fotografi që do të dëshmonte se një krijesë e tillë ekziston, shkruan Express.co.uk, transmeton lajmi.net.

Is this the same mystery creature spotted in 1975?

Tash, një fotografi e cila po qarkullon, mund të jetë fotografia që vërtetë ekzistencën e këtij përbindëshi.

Sipas legjendës lokale për Përbindëshin e Barmouth-it, një grua kishte gjetur disa gjurmë të mëdha në plazh, të cilat ajo i ka përshkruar si “gjurmë sikur të një elefanti”.

Në vitin 1937, një tjetër dëshmitarë kishte thënë se kishte parë një krijesë që po ecte përgjatë bregdetit që atij i ishte dukur “si një krokodil”.

Në mars të vitit 1975, gjashtë nxënëse gjatë një dite kishin parë “një përbindësh”, por ato nuk kishin mundur të japin një përshkrim të saktë të asaj që kishin parë, transmeton lajmi.net.

Ato kishin thënë se kishin parë “një krijesë me qafë të gjatë dhe me një bisht të gjatë”.

Duket se përbindëshi i Barmouth-it tashmë është kthyer por kësaj radhe nuk i ka shpëtuar aparatit fotografik.

Fotografinë e ka bërë pensionisti Mohammad Tahla.

“Kur e pash mu duk si Përbindëshi Nes”, ka thënë ai.

A mystery object in the waters of Barmouth

“Jam kthyer dy ditë më pas për të parë nëse e shoh përsëri por nuk e kam parë më”, ka thënë ai.

Ai thotë se ky përbindësh ishte i gjatë rreth 10 metra./lajmi.net