A e dini sa e ka rrogën Pogba për 3 minuta e 47 sekonda?

Paul Pogba duket se është koprrac, përkundër rrogës së madhe në Manchester United.

Sport

18/03/2017 12:20

Një punëtor ka bërë të ditur se Paul Pogba i ka mbetur borxh 100 funte për plot tre muaj pasi i kreu punë duke i larguar disa gjësende nga shtëpia e tij, në dhjetor të vitit të kaluar.

Por, në kalkulimin me rrogën e tij, Pogba i fiton 100 funte për vetëm 3 minuta e 47 sekonda, shkruan “The Sun”, përcjell “lajmi.net”.

“Ai mund të jetë futbollisti më i shtrenjtë në botë por më trajtoi keq. Ishte punë e ndershme nga ana ime por në fund nuk u pagova për të për plot tre muaj”, theksoi Kondi Moyo. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6