A e dini pse qentë e bëjnë këtë lëvizje të kokës?

Shumica prej jush mund të keni një qen dhe ndoshta jeni kureshtar të dini pse ata e bëjnë këtë lëvizje të ‘këndshme’ duke e lakuar kokën në njërën anë.

Fun

07/11/2015 18:32

Siç duket, përveç se për t’u dukur të këndshëm, ekziston një arsye prapa kësaj.

Sipas një hulumtimi shkencor, kur qeni juaj anon kokën si në foton lartë, ai është duke u përpjekur t’ju kuptojë apo t’i ndajë ndjenjat e njëjta me ju në momentin që e bën këtë lëvizje, transmeton lajmi.net.

Qentë kanë aftësi të kuptojnë gjuhën e trupit dhe ta shprehin atë, kështu që kur e lakojnë ata kokën në këtë mënyrë, kjo do të thotë se ata janë duke u përpjekur t’ju kuptojnë çfarë po u thoni atyre.

Është fakt se qentë kanë shqisa më të forta se të njerëzve, dhe një super-dëgjim, kështu që sipas Mental Floss, pjerrtësimi i kokës gjithashtu do të thotë se ata po e lakojnë atë në mënyrë që t’ju dëgjojnë më mirë.

Kështu, herën tjetër kur qeni juaj ua lakon kokën – mendojeni dy herë përpara se të mos e lejoni të ulet pranë jush! (lajmi.net)