A e dini në ora sa fillon meçi Joshua – Klitschko?

Anthony Joshua do të mbrojë nesër titullin IBF në peshat e rëndë për herë të tretë në ‘Wembley’.

Sport

28/04/2017 18:24

26 vjeçari kësaj here përballet me testin më të vështirë në karrierën e tij, ku përballë do të ketë një veteran që ka 21 vite në këtë sport, ku ka hyrë 68 herë në ring.

Joshua do të tentojë të dërgojë në pension njërin nga boksierët më të mirë që ka pasur boksi, 41 vjeçarin Wladimir Klitschko.

Meçi mes Joshuas dhe Klitschkos, që po konsiderohet edhe meçi i shekullit në boks, fillon nga ora 22:45 sipas orës tonë lokale./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy