A e dëmtoi gjyqtari Genc Nuza Dritën në përballjen me Trepçën ’89? (VIDEO)

1:1 ka përfunduar derbi i xhiros së 11-të i Vala Superligës së Kosovës mes Dritës dhe Trepçës ’89 në Gjilan, drejtësinë në të cilën e ndau gjyqtari i FIFA-s, Genc Nuza.

Sport

21/10/2017 20:21

Sfida që tërhoqi interesim të madh të publikut në tribuna, kaloi nën tensione të mëdha me kartonë të verdhë, karton të kuq, penallti të mos akorduar dhe një penallti shumë të diskutuar të dhënë për kampionët e Trepçës ’89 në fund të ndeshjes.

E gjitha filloi në minutën e 32’, kur një ndërhyrje e Brojës në Shabanin në zonën e Trepçës 89’, nuk sinjalizohet për penallti nga Nuza, i cili në fund të pjesës së dytë akordoi një penallti shumë të diskutuar për mitrovicasit, dhe pak minuta më vonë ndëshkoi me të kuq Bujar Shabanin.

Gjitha këto bënë që tifozët vendas t’ia mësyjnë fushës për t’u “sqaruar” me gjyqtarin Genc Nuza, i cili menjëherë u vu në mbrojtje nga Policia e Kosovës e sigurisht edhe nga lojtarët e Dritës.

Mbetet të shihet në emisionet sportive të televizioneve nacionale nga ekspertë të këtyre çështjeve se si do të diskutohet paraqitja e Nuzës në këtë sfidë të shumëpërfolur./Lajmi.net/