A do të rikthehet Mourinho në Madrid?

Jorge Mendes, menaxheri i Jose Mourinhos, ka hezituar t’i komentojë shanset rreth rikthimit të klientit të tij në drejtim të Real Madridit.

Sport

23/01/2015 14:41

Jorge Mendes, menaxheri i Jose Mourinhos, ka refuzuar të komentojë mundësinë e rikthimit të klientit të tij në drejtim të Real Madridit.

Menaxheri i famshëm prezantoi librin e tij në kryeqytetin spanjoll dhe u pyet rreth mundësisë që Mourinho të jetë sërish trajner i Los Blancos.

“Këtë pyetje duhet t’ia shtroni Florentinos”, deklaroi Mendes për të përditshmen sportive spanjolle “Marca”.

“Mourinho është shumë i lumtur në Chelsea dhe Perez me atë që e ka. Por, ky është futboll”, u shpreh ai.