9 vjeçari martohet për herë të dytë me gruan e tij 62 vjeçare (Video)

Ky djalë 9 vjeçar ëstë ri-martuar me gruan e tij 62 vjeçare në Afrikën Jugore.

Fun

22/07/2014 15:39

Një çift në Afrikën Jugore kanë kurrorëzuar ‘lidhjen’ e tyre edhe me një martesë. Përkundër faktit se kanë 53 vite diferencë.

Por, bashkimi mes Saneine Masilela, 9 vjeç, dhe Helen Shabangu 62 vjeçe, nuk ësht martesë në kuptimin e plotë të fjalës.

Çifti kanë lidhur kurorë në një ritual që ka për qëllim të kënaqë stërgjyshërit e tyre, transmeton lajmi.net.

Saneie u bë dhëndrri më i ri në botë vitin e kaluar kur është martuar për herë të parë me Helen.

Ai ka treguar se i kanë thënë stërgjyshërit që të bëjë një martesë të tillë, dhe ai ka zgjedhur 61 vjeçaren e martuar dhe me 5 fëmijë. Edhe burri i saj edhe fëmijët kanë marrë pjesë në ceremonitë.

Saneie thotë se pas martesës asgjë nuk ka ndryshuar e as nuk do të ndryshojë. Ai do të vazhdojë shkollën dhe jetën e tij, por ndihet shumë i lumtur që ka plotësuar dëshirën e paraardhësve të tij.