5 vjeçarja e sulmon ashpër kryeministren britanike (Video)

Kur të rriturit e huqin rrugën me të madhe atëherë radha u vije të vegjëlve që t’u japin mend atyre.

Fun

05/10/2016 22:38

Kështu ka vepruar edhe një vajzë 5 vjeç nga Britania e Madhe. Ajo quhet Brooke Blair e cila në një video që e kanë postuar prindërit e saj, i jep një kritikë të fortë kryeministres së vendit të saj, Theresa May.

Vogëlushja i thotë se është shumë e inatosur që May nuk merret me njerëzit pa shtëpi që jetojnë rrugëve pa kulm mbi kokë, transmeton lajmi.net.

Ajo thotë për vete se është e vogël dhe nuk mund të bëjë shumë edhe po të kursente para tërë jetën, por i kërkon kryeministres që të bëjë diçka për këta njerëz.

Për më shumë, lajmi.net ju sjell videon më poshtë e cila përmban një mesazh të fuqishëm të kësaj vogëlusheje./lajmi.net