3 vjeçari hero, shpëton babain e tij duke e ushqyer me kos (FOTO)

Një 3 vjeçar i quajtur Lenny-George Jones është bërë hero i babait të tij që vuante nga diabeti pasi i ka shpëtuar jetën duke e u ushqyer me forcë me kos frutash, kur ai ishte rrëzuar në dysheme.

Fun

23/11/2016 01:04

Ngjarja ka ndodhur në Mançester, ku 34 vjeçari, babai i vogëlushit është rrëzuar në dysheme për shkak të rënies së nivelit të sheqerit, raporton Mirror.

Por pa e ditur se çfarë po i ndodhte, 3 vjeçari ka marrë një stol dhe është ngjitur mbi të për të marrë kosin nga frigoriferi. Ai arriti ta shpëtonte të atin nga koma diabetike, pasi i dha disa lugë me kos.

“Ai i shpëtoi jetën atij. Mark duhet të marrë insulinë 4 herë në ditë. Ishte një natë e diel dhe unë u largova për 30 min tek nëna ime duke i lënë ato së bashku. Kur u ktheva i pashë shtrirë në divan. Mark nuk dukej mirë dhe thashë: Çfarë po ndodh këtu? Lenny u kthye nga unë dhe më tha: Unë e shpëtova babin dhe Mark tha se ishte e vërtetë.  Por nuk kam asnjë ide se si ai ka mundur të arrijë kosin në frigorifer. Nuk mund ta imagjinoj çfarë do të kishte ndodhur nëse Mark do të kishte qenë i shtrirë në krevat ose nëse Lenny nuk do të kishte qenë aty,” ka thënë e ëma e 3 vjeçarit.

Ajo po ashtu ka thënë se as ajo dhe as Mark nuk i kishin folur ndonjëherë djalit për gjendjen e të atit dhe se çfarë duhet të bënte në një rast të tillë.