3 miliarderët që s’do ua lënë milionat fëmijëve të tyre – Lajmi.net
3 miliarderët që s’do ua lënë milionat fëmijëve të tyre
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 23:40, 16 July 2017
Trashëgimtarët e njerëzve të pasur më shumë se çdo fëmijë shpresojnë tek milionat që do u lenë prindërit, por disa prej tyre nuk do ta kenë atë fat.

Shumë manjatë të biznesit, mes tyre Bill Gates dhe Zuckerberg po planifikojnë që pasuritë e tyre t’i dhurojnë për bamirësi.

Mark Zuckerberg

Kur themeluesi i Facebook dhe gruaja e tij Priscilla Chan sollën në jetë vajzën e tyre të parë njoftuan se nuk kanë në plan t’ia lenë asaj paratë. Ata themleuan një organizatë për të ndihmuar në disa sëmundje ndërsa theksuan se 99% të aksioneve të Facebook do të shkojnë për këtë mision.

Bill Gates

Bill dhe Melinda Gates u japin fëmijëve të tyre një pjesë të vogët të vlerës pasurore prej 89 miliardë dollarësh. “Kjo do të thotë që ata të gjejnë vetë një mënyrë për t’ia dalë. Nuk është në favorin e fëmijëve tanë që ata të kenë shuma të mëdha. Kjo mund të shtrembërojë gjithçka që ata bëjnë”, është shprehur Gates gjatë deklaratave të tij.

Chuck Fenney

Në moshën 86-vjeçare, Chuck feeney, bashkëthemelues i grupit Duty Free, teknikisht nuk është miliarder. Kjo për shkak se ai ka qenë i përkushtuar që ta dhurojë të gjithë pasurinë e tij për bamirësi. Megjithëse fëmijët e tij nuk do të tarshëgojnë miliona nga babi i tyre, e kanë kuptuar për vullnetin e tij të mirë. “Është e çuditshme, por ai na mbrojti nga njerëzit që mund të na trajtonin ndryshe për hir të parave. Kjo na bëri njerëz normal”, është shprehur vajza e tij.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play iStunt 2
  • Play Bubble Trouble