20-vjeçari bën aksident me 4 ferrari, kjo është shuma e madhe që do ta paguajë

Një djalë 20-vjeçar është duke përjetuar tmerrin e jetës së tij. Kjo, pasi bëri aksident me 4 makina të tipit Ferrari, me vlerë prej 1.6 milionë dollarë secili.

Fun

18/12/2018 17:37

Sipas Taiwannews.com, një djalosh 20-vjeçar nga Taipei City tani po ballafaqohet me një faturë të madhe riparimi pas përplasjes me veturën e tij Mitsubishi me katër Ferrari të parkuar, secili me vlerën mbi 1.6 milionë dollarë.

Dëmi i furgonit të tij vlerësohet në 39,000 dollarë. Aksidenti kishte ndodhur në ora 5:40 të mëngjesit, transmeton lajmi.net.

Secili prej makinave Ferrari u përshkrua të kishte ngjyrë të ndryshme: të të kuqe, të kaltër, të bardhë dhe të verdhë.

Megjithatë, me të dëgjuar se çfarë ka ndodhur, një pronar biznesi lokal është shprehur i gatshëm të ofrojë ndihmë me disa nga shpenzimet e riparimit. /Lajmi.net/