17 vite udhëtojnë nëpër botë, kanë pasur 4 fëmijë rrugës (Foto)
Një çift ka vizituar mbi 100 vende në botë me një makinë të vjetër dhe kanë pasur katër fëmijë gjatë rrugës.
Lifestyle
Ata kanë ardhur në Britani të Madhe pas plot 17 vitesh udhëtim, shkruan dailymail, transmeton lajmi.net
Herman, 49 vjeçar dhe Calendaria Zapp, 47 vjeç, kanë kaluar nëpër të gjitha kontinentet e botës braktisjes së punës dhe shtëpisë së tyre në Argjentinë.
Misioni i tyre kishte qenë vizita që nga piramidat egjiptiane, mali Everest, Australi, e kështu fëmijët e tyre kanë lindur secili në vend të ndryshëm.
Zonja Zapp tha: “Që kur filluam të takoheshim kur isha 14 vjeç, ne gjithmonë kemi lexuar për udhëtimet dhe kemi pyetur:”Përse jo, pse të mos shkojmë në udhëtimin tonë?”
“U martuam kur isha 23 vjeç dhe gjithmonë donim të udhëtonim kështu që ne thamë se do të kursenim për dy vite dhe pastaj do të ndjeknim ëndrrën tonë për të udhëtuar.”
Shikoni fotot më poshtë për të parë aventurën e tyre 17 vjeçare. /Lajmi.net/