Zyrtare: Kontratë me Chelsean

Ruben Loftus-Cheek ka nënshkruar kontratë të re me klubin e Chelseat.

Merkato

29/02/2016 18:23

Loftus-Cheek e ka nënshkruar marrëveshjen që e mbanë atë në Londër deri në vitin 2021.

Ai cilësohet si njëri ndër lojtarët më premtues në “Stamford Bridge”, derisa deri më tani ka bërë 13 paraqitje me ekipin e Guus Hiddink, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ndihem shumë i lumtur me kontratën e re. Dua të punojë shumë dhe të shpërblejë besimin e klubit”, deklaroi ai.