Pique ngacmon përsëri Realin (FOTO)

Gerard Pique nuk e ka fshehur gëzimin e madh të fitores së Barcelonës kundër Real Madridit, në kuadër të Euroligës.

Sport

22/01/2016 16:44

Fitorja e katalunasve në ‘El Classico’ kundër rivalit të urryer me rezultat të ngushtë 87:86, nuk ka lënë pa u komentuar nga futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique.

“Boooooooooooooom!! 86-87!”, shkroi Pique në profilin e tij në Twitter, përcjellë “Lajmi.net”.

Një koment i tillë vetëm sa e ka bërë atë edhe më të urryer në kampin madrilien.