100 ditëshi i Cristiano Ronaldos te Juventusi, pak nga të gjitha!

Cristiano Ronaldo i ka provuar pothuajse të gjitha te Juventusi në 100 ditëshin e parë.

Sport

19/10/2018 00:00

Cristiano Ronaldo kaloi në këtë verë te Juventusi nga Real Madridi për 100 milionë euro.

Por, ylli portugez ka përjetuar një 100 ditësh mjaftë interesant te ‘Zonja e Vjetër’, përcjell “lajmi.net”.

100 ditëshi i Ronaldos te Juventusi ishte i përzier, që nga thatësira e golave, e deri tek akuzat për përdhunim.

Portugezi gjeti rrugën për te goli, por pastaj erdhi kartoni i kuq ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo është duke u marr tani me akuzat për përdhunim, ndërsa thuhet se është ndarë edhe nga Georgina Rodriguez. /Lajmi.net/