10 transferimet më të shtrenjta të vitit 2017

Viti 2017 ishte historik në aspektin e transferimeve të lojtarëve.

Sport

31/12/2017 23:06

Në këtë vit, u vendos rekord në tregun e transferimeve, me skuadrën e PSG-së që pagoi 222 milionë euro për Neymarin.

Francezët arritën fillimisht marrëveshje me sulmuesin brazilian, i cili assesi nuk gjente marrëveshje me Barcelonën për shkëputjen e kontratës.

Kjo bëri që PSG të paguajë klauzolën e tij prej 222 milionë euro, për ta bërë 25 vjeçarin futbollistin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Me paratë e fituara nga shitja e Neymar, Barcelona vendosi një rekord personal, duke transferuar për 105 milionë euro Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund.

Shumë të mëdha në tregun e transferimeve shpenzuan edhe Manchester United me Romelu Lukakun dhe Chelsea me Alvaro Moratan.

Lajmi.net ju sjellë 10 transferimet më të shtrenjta të vitit 2017 në futboll:

Neymar, 222 milionë euro nga Barcelona te PSG

Ousmane Dembele, 105 milionë euro nga Dortmund te Barcelona

Romelu Lukaku, 84.7 milionë euro nga Everton te Manchester United

Alvaro Morata, 65 milionë euro nga Real Madrid te Chelsea

Diego Costa, 64 milionë euro nga Chelsea te Atletico Madrid

Benjamin Mendy, 57.5 nga Monaco te Manchester City

Alexandre Lacazette, 53 milionë euro nga Lyon te Arsenal

Kyle Walker, 51 milionë euro nga Tottenham te Manchester City

Bernardo Silva, 50 milionë euro nga Monaco te Manchester City

Gylfi Sigurdsson, 49.4 milionë euro nga Swansea te Everton