10 transferimet më të shtrenjta në Serie A – prinë dukshëm Cristiano Ronaldo

Jemi pothuajse në përfundim të tregut të transferimeve të verës në top ligat evropiane.

Sport

08/08/2018 11:26

Kjo verë ka rikthyer në vëmendjen e tifozëve të futbollit edhe kampionatin italian, Serie A, që është pranë rikthimit të lavdisë së dikurshme.

Gjithçka ka nisur me transferimin e Cristiano Ronaldos nga Juventusi.

Portugezi që numëron pesë Topa të Artë, ka lënë Real Madridin për kampionët e Italisë.

Ky transferim konsiderohet edhe më i shtrenjti i bërë këtë verë në Serie A, që lë pas Gonzalo Higuain.

Më poshtë i gjeni 10 transferimet më të shtrenjta në Serie A:

Javier Pastore – 27 milionë euro nga PSG te Roma

Simone Verdi, 25 milionë nga Bologna te Napoli

Duvan Zapata, 26 milionë euro nga Sampdoria te Atalanta (huazim me blerje te detyrueshme).

Fabian Ruiz, 30 milionë euro nga Betis te Napoli

Mattia Caldara, 35 milionë euro nga Juventusi te Milan

Leonardo Bonucci, 35 milionë euro nga Milan te Juventus

Radja Nainggolan, 38 milionë nga Roma te Inter

Joao Cancelo, 40 milionë euro nga Valencia te Inter

Gonzalo Higuain, 54 milionë euro nga Juventusi te Milan (huazim me te drejt blerje)

Cristiano Ronaldo, 100 milionë euro nga Real Madrid te Juventusi

/Lajmi.net/