​Sytë janë pasqyrë e trupit, përmes tyre mund të kuptohen sëmundjet e zemrës

Poetët thonë se sytë janë pasqyrë e shpirtit. Një mjek, si unë, thotë se syri është pasqyra e trupit. Askund tjetër nuk mund të shihet më qartë shëndeti i brendshëm i trupit, pa ndërhyrje të tjera.

Lifestyle

10/01/2017 08:45

Kur një mjek shikon pjesën e pasme të syrit, “diskun optik”, enët e gjakut që furnizojnë nervat optike, shfaqen në Teknicolor.

Çdo ngushtimi i tyre është një shenjë paralajmëruese që arteriet e tjera në trup janë ngushtuar në mënyrë të ngjashme, dhe paraqet sëmundje.

Në klinikën time kam shqyrtuar gjendjen e arterieve dhe nervat përmes një drite përmes irisit, në pjesën e pasme të syrit, retinës, me një oftalmoskop.

Teknologjia moderne ka bërë që kjo të duket metodë e vjetër. Për shembull, kamera digjitale e retinës e zhvilluar nga kompania japoneze Canon,  eliminon nevojën për ndriçimin dhe pikat në sy, të cilat janë rritur nga tre Megapixels sa ishin në vitin 2003 në 20 Megapixels sa është sot, duke mundësuar që mjeku  të zmadhojë imazhin.

Kështu ka shpjeguar Christopher Owen, profesor i epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit të Kërkimeve të Popullsisë në St George, të Universitetit të Londrës, i cili është duke analizuar se si përmes  formës dhe madhësisë së enëve të retinës të kuptohet sinjali i sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, transmeton KosovaPress.

“Enët e retinës të syrit janë pjesë e enëve të trupit”, thotë profesor Owen. “Nëse ne mund t’i shohim ato direkt, kjo  mund të na jap të dhëna se çfarë po ndodhë me enët në pjesët e tjera të trupit- kjo është arsyeja pse konsiderohet si një shënues potencial i ‘sëmundjes sistematike’.