​Shaqiri: Ja kush më bindi të transferohem te Stoke City

Xherdan Shaqiri ka bërë të ditur se trajneri, Mark Hughes ishte faktori kryesor që ai zgjodhi Stoke Cityn para shumë klubeve tjera Evropiane.

Sport

12/08/2015 19:12

Ish mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri ka deklaruar se trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, e ka bind atë që të transferohet ne klubi anglez.

23 vjecari ka thënë së është një gjë shumë e mirë kur trajneri të mbështet në gjitha aspektet, shkruan Express.

“Është shumë e rëndësishme për mua që ta kem trajnerin që më mbështet dhe që më beson dhe Mark Hughes e ka bërë këtë. Ai është njeri dhe trajner shumë i mirë dhe për këtë jam shumë i lumtur. Ne kemi folur shumë mes veti për tema të ndryshme dhe me të vërtet kam marr këtë vendim pa u menduar dy herë”, ka deklaruar Xherdan Shaqiri për uebsajtin zyrtar të Stoke Cityt.