Kreu i Bundestagut: Intergrimi i Shqipërisë varet nga Reforma në Drejtësi

Presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert ka mbërritur sot në Tiranë, në një vizitë zyrtare. Në Aeroportin “Nënë Tereza”, ai është pritur nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Hoffman.

Lajme

22/04/2016 14:14

Nga salla e parlamentit, presidenti i Bundestagut gjerman, ka theksuar dhe një herë se intergrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, kalon nga Reforma në Drejtësi.  Nga foltorja e Kuvendit, ai është shprehur dhe se kompromisi është i kusht për ekzistencën e demokracisë.

Në fjalën e tij në parlament, Lammert ka renditur disa hapa pozitive të ndërmarra nga Shqipëria vitet e fundit dhe gjithashtu ka nënvijëzuar edhe tolerancën dhe harmoninë fetare që ekziston në vendin tonë, raporton tvklan.

Pas vizitës në Kuvend, Presidenti Lammert do të takohet Presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe  me Kryeministrin Edi Rama./ lajmi.net.