​ Rreth 15 mijë manifestues në Varshavë për të mbrojtur demokracinë dhe Walesan

Rreth 15,000 persona parakaluan sot në Varshavë për të mbrojtur demokracinë dhe për të treguar solidaritetin e tyre me Lech Walesa, i akuzuar për bashkëpuntor me ish-policinë sekrete komuniste.

Bota

27/02/2016 20:58

Manifestuesit janë mbledhur nën parrullën “Ne, populli”, nën thirrjen e Komitetit të Mbrojtjes së Demokracisë (KOD), një lëvizje qytetare e krijuar për t’iu kundërvënë masave të diskutueshme të partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) e Jaroslaw Kaczynski, në pushtet që nga muaji tetor.

“Ne jemi mbledhur për të treguar se më e rëndësishmja është liria dhe demokracia”, deklaroi lideri i KOD-së, Mateusz Kijowski përpara manifestuesve, të mbledhur pranë stadiumit kombëtar.

Për herë të parë, shumë personalitete politike të opozitës, të të gjitha ngjyrimeve politike morrën pjesë në këtë manifestim./lajmi.net