Zyrtarizohen tre transferimet e mëdha në momentet e fundit

Atletico Madrid në orët e hershme ka konfirmuar transferimin e sulmuesit Antoine Griezmann, Barcelona ka kompletuar huazimin e Luuk de Jong nga Sevilla, derisa Chelsea gjithashtu ka nënshkruar me Saul Niguez nga Atletico.

Sport

01/09/2021 08:10

Francezi është huazuar me opsion blerje nga Barcelona, transmeton lajmi.net.

“Antoine Griezmann do vesh fanellën tonë sërish pasi marrëveshja u arrit mes klubin tonë dhe Barcelonës për huazimin e tij”, shkroi klubi.

Atletico në fund të sezonit do paguajë 40 milionë euro nëse e do Griezmannin.

Kurse, Barcelona gjithashtu kompletoi huazimin e Luuk de Jong nga Sevilla me opsion blerje.

“Klubi njofton se do paguajë pagat e lojtarit dhe ka opsion për ta blerë lojtarin”, shkroi klubi katalunas.

Ndërkohë, Chelsea përmes një video të bukur prezantoi Saul Niguezin, që u huazua nga Atletico Madrid.

“Jemi të lumtur të mirëpresim në formë huazimi Saul Niguez”, shkroi klubi në komunikatë./Lajmi.net/