Zyrtari iranian: ShBA do të paguajë për luftën që mund të zgjasë deri në dy vjet

Regjimi iranian dëshiron që Shtetet e Bashkuara të “paguajnë drejtpërdrejt për luftën, në vend që të qëndrojnë pas Izraelit dhe të ndjekin projektin e tij pa pasur nevojë të paguajnë koston”. Kështu u shpreh një zyrtar i lartë iranian për CNN të hënën. Zyrtari bëri të ditur se kërkesa e popullit Iranian për ta sulmuar…

Bota

23/06/2025 16:54

Regjimi iranian dëshiron që Shtetet e Bashkuara të “paguajnë drejtpërdrejt për luftën, në vend që të qëndrojnë pas Izraelit dhe të ndjekin projektin e tij pa pasur nevojë të paguajnë koston”.

Kështu u shpreh një zyrtar i lartë iranian për CNN të hënën.

Zyrtari bëri të ditur se kërkesa e popullit Iranian për ta sulmuar Izraelin është e pashembullt.

Ndërkaq, Irani vlerësoi se lufta mund të zgjaste deri në dy vjet dhe se Irani ishte i përgatitur për këtë.

“Morali është i lartë dhe kërkesa e madhe e popullit iranian për të sulmuar Izraelin është e pashembullt”, tha zyrtari për CNN.