Zyrtari gjerman: Në Shqipëri do investohet kur të rritet siguria juridike

Presidenti i Landit të Hassen në Gjermani, Volker Bouffier tha sot se në Shqipëri do të investohet kur të rritet siguria juridike, duke nënkuptuar këtu zbatimin e reformës në drejtësi.

Lajme

02/03/2017 14:52

Deklaratat ai i bëri gjatë një takimi me ministrin Blendi Klosi.

“Qëndrimi jonë është i qartë, do investohet në Shqiperi kur të rritet siguria juridike. Qëndrimi i Gjermanisë është i qartë, vijoni me reformimin e gjyqesorit. Jemi këtu për të ofruar vetëm punësim legal në Gjermani. Profilet e kërkuara janë ato me kualifikim profesional”, tha zyrtari gjerman.

Ndërsa ministri Klosi tha se Shqipëria ka dalë nga lista e 10 vendeve që kërkojnë azil në Gjermani.