ZYRTARE: Zikzee huazohet te Anderlecht nga Bayern Munich

FC Bayern ka konfirmuar huazimin e talentit Joshua Zirkzee te Anderlecht.

Sport

03/08/2021 19:14

20-vjeçari në mënyrë që të këtë minutazh më të lartë është huazuar te kampioni i Belgjikës, pa mundësi blerje, transmeton lajmi.net.

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic tha se është e rëndësishme që Joshua të fitojë sa më shumë minuta.

“Është e rëndësishme për Joshua të fitojë sa më shumë minuta që është e mundur. Anderlecht i ofron këtë shans. Joshua mund të marr hapin e rëndësishëm në karrierën profesioniste në një ligë interesante dhe besoj që do këtë sezon të mirë”, tha ai.

Zirkzee edhe edicionin e kaluar ishte huazim te Parma, por assesi s’ia doli të gjejë vetën./Lajmi.net/