ZYRTARE: Ylli Shameti i bashkohet Gjilanit
SC Gjilani ka vendosur të sjellë një mbrojtës në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Sport
Në Gjilan, sot (e premte) ka mbërritur mbrojtësi me përvojë të madhe, Ylli Shameti.
35 vjeçari, që në sezonin e fundit ishte pjesë e Kukësit, ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Gjilanin
Njoftimi i paprekur i SC Gjilanit:
ZYRTARE: Ylli Shameti futbollist i Gjilanit
Gjilan, 16 Gusht 2019-Pak orë para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve, skuadra e Gjilanit ka arritur të siguroj shërbimet e mbrojtësit me përvoj Ylli Shameti.
Në zyret e Sport Club Gjilani, sot futbollisti nga Gjirokastra ka hedhur firmën e bashkëpunimit një vjeçar, e cila do ta veshë mbrojtësin me ngjyrat kuq e bardhë, për edicionin 2019/20 garues në Ipko Superligë.
Ylli Shameti, në skuadrën e Gjilanit vie nga kampionati Shqiptar, më saktësisht nga skuadra verilindore e Kukësit, ku kishte qëndruar për 6 sezone, me të cilët kishte arritur të shpallej një herë kampion,duke fituar dy kupa dhe një superkupë të Shqipërisë.
Gjatë karrierës së tij futbollisti i lartëpërmendur përpos Kukësit, kishte mbrojtur ngjyrat edhe të shumë skuadrave të tjera në Shqipëri, sikurse ajo e vendlindjes së tij Luftëtari, Besa e Kavajës e skuadrave të tjera nga “Superiorja”.
Gjirokastriti, fitues i katër trofeve me Kukësin, përvoj ka edhe në arenën ndërkombëtare, me ç’rast ai kishte bërë më shumë se 15 paraqitje në garat e Uefa-s, me skuadrën kuksiane.
/Lajmi.net/