Zyrtare: Wilshere trajner i Arsenalit U18

Jack Wilshere është kthyer te skuadra e Arsenal.

Sport

11/07/2022 23:02

Mesfushori anglez, i cili njoftoi pensionimin e tij nga futbolli në moshën 30 vjeçare, do të kthehet në një rol të ri.

Arsenal kanë njoftuar se Jack Wilshere është kthyer në klubin ku kaloi 17 vite, përcjell lajmi.net.

Wilshere do të marrë drejtimin e skuadrës U18 të ‘Gunners’.

Kjo lëvizje bëhet katër vite pasi Jack Wilshere largohej nga Arsenal. /Lajmi.net/