Zyrtare: West Ham transferon Areolan

West Ham ka transferuar portierin Alphonse Areola.

Sport

27/06/2022 19:08

Areola ka lënë skuadrën e PSG dhe ka vendosur të kalojë në Premier League, te skuadra e West Ham, transmeton lajmi.net.

Skuadra e Paris Saint-Germain do të përfitojë 12 milionë euro, përfshirë bonuset, si rrjedhojë e kësaj marrëveshje.

Areola do të jetë pjesë e West Ham nderi në vitin 2027, me opsion vazhdimi për një vit tjetër.

Portieri ka qenë pjesë e futbollit anglez edhe më herët. /Lajmi.net/