ZYRTARE: Valencia vendos për Mustafin
Trajneri i Valencias, Pako Ayestaran ka bërë të ditur se Shkodran Mustafi nuk do të largohet nga klubi.
Sport
Shkodran Mustafi nuk do të transferohet në Arsenal.
Trajneri i Valencias, Pako Ayestaran ka bërë të ditur se mbrojtësi shqiptar do të mbetet në Mestalla.
Reprezentuesi gjerman deri javën e kaluar ishte afër transferimit në Emirates Stadium.
Por, negociatat kanë ngecur pas kërkesës së lartë të Valencias për shitjen e tij.
Kurse, Ayestaran ka konfirmuar se Mustafi nuk është më në shitje, përcjell “Lajmi.net”.
“Mustafi nuk është në shitje dhe nuk do të largohet nga klubi”, tha ai.