ZYRTARE: UEFA krijon garën e re për klube
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi krijimin e një gare të re.

Sport
UEFA ka marrë vendim që ta krijojë një garë të re që do të quhet Evropa Ligë 2 (UEL2).
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka konfirmuar zyrtarisht se gara e re do të startojë nga vitit 2021 deri më 2024.
“Gara e re që do të quhet përkohësisht UEL2, do të jetë si nën garë e Ligës së Evropës”, tha fillimisht kreu i UEFA-së, përcjell “lajmi.net”.
“Në këtë garë, do të marrin pjesë 32 skuadra e që do të ndahet në tetë grupe.
“Në këto grupe, do të zhvillohen 141 ndeshje për 15 javë, e ngjashme me Ligën e Evropës. Fituesi i kësaj gare do të marrë të drejtën që luajë në Evropa Ligë për stinorin e ardhshëm”, ka shtuar më tej Ceferin. /Lajmi.net/