ZYRTARE: Tifozët do jenë të pranishëm në finalen e Carabao Cup, Tottenham – Man City

Finalja e Carabao Cup ndërmjet Manchester Cityt dhe Tottenhamit do të zhvillohet në prani të tifozëve.

Sport

04/04/2021 10:29

Finalja e Carabao Cup që është paraparë të zhvillohet me 25 prill do të mirëpresë tifozët, transmeton lajmi.net.

Sipas “BBC Sport”, finalja do të ketë rreth 8 mijë tifozë të pranishëm në Wembley.

Ky vendim është një testim për të parë mbarëvajtjen e situatës në Angli, ku pastaj parashihet një rikthim i tifozëve deri në verë./Lajmi.net/