ZYRTARE: Thiago Silva rinovon kontratën me Chelsea

Thiago Silva ka vënë firmën në kontratën e re me Chelsea.

Sport

03/01/2022 18:42

Chelsea ka zgjidhur situatën me qendërmbrojtësin brazilian, Thiago Silva, në një kohë kur në atë repart ka krizë te ‘Blutë’, përcjell lajmi.net.

Faqja zyrtare e Chelsea njofton se Silva ka vendosur të qëndrojë me londinezët edhe për një vit.

Kësisoj, Thiago do të jetë me Chelsea edhe në sezonin 2022/23.

Braziliani ka qenë pikë kyçe e skuadrës së Tuchel, duke regjistruar deri më tani këtë sezon 22 paraqitje. /lajmi.net/