Zyrtare: Suso përforcon Milanin

Tashmë është e konfirmuar. Milani do të transferojë Suson nga skuadra e Liverpoolit, kur kontrata e tij me anglezët përfundon në fund të këtij sezoni, edhe pse rosonerët do të tentojnë ta sjellin atë menjëherë gjatë janarit.

Sport

07/01/2015 15:26

Kanali televiziv i Milanit, ka konfirmuar në mënyrë zyrtare, se Suso do ti bashkohet rosonerëve në fundin e këtij sezoni, kur kontrata e tij përfundon me Liverpoolin.

Skuadra italiane ka qenë e lidhur për një kohë të gjatë me një transferim të Susos, teksa është dashur deri tani që të pritet të arrihet marrëveshja.

Lojtari në mënyrë zyrtare do të arrijë te Milani më 1 korrik, teksa do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te skuadra italianë gjatë javëve të ardhshme.

Raportohet se Milani do të mundohet të arrijë marrëveshje me Liverpoolin, për ta sjellur spanjollin në San Siro menjëherë gjatë janarit.