ZYRTARE: Super-lajm për Interin para ndeshjes me Fiorentinën
Trajneri i Inter Luciano Spalletti ka fituar apelin ndaj pezullimit, kështu që do të jetë në stol ndaj Fiorentina-s mbrëmjen e së martës.
Sport
Trajnerit zikaltër i është dhënë një ndeshje pezullim pas festimit të çuditshëm gjatë golit të minutave të fundit të Inter ndaj Sampdoria-s.
Klubi lajmëroi menjëherë pas pezullimit se do të apelonte, dhe ditën e martë është konfirmuar se apeli ka qenë i suksesshëm.
Spalletti do të paguajë një gjobë 5,000 euro por do të jetë i lirë të ulet në stolin e ekipit të tij ndaj Fiorentina-s.