ZYRTARE: Spanja shkarkon Lopeteguin

12:28 | 13 Qershor 2018

Spanja ka shkarkuar selektorin Julien Lopetegui.

Julien Lopetegui është shkarkuar nga posti i selektorit të Spanjës.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, pritej të ishte në kongresin e FIFA-s sot, por u ktheu në qëndren stervitore të Spanjës të martën mbrëma për t’u marrë me këtë çështje.

“Jemi detyruar ta shkarkojmë trajnerin e Kombëtares. I urojmë shumë fat!”, ka thënë Rubiales në një konferencë për media.

“Negociatat kanë ndodhur pa dijeninë tonë dhe ne u informuam vetëm pesë minuta para se marrëveshja të bëhej publike. Në këtë rast duhej të reagonim”, ka thënë ai.